Sulmet ruse në Ukrainë lënë viktima civile, Zelensky: Tre fëmijë

0%

Një valë sulmesh ruse me raketa dhe dronë ka goditur disa rajone të Ukrainës gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, duke shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se ndër viktimat janë edhe tre fëmijë, të cilët sipas tij humbën jetën së bashku me prindërit e tyre si pasojë e sulmeve.

Zelensky publikoi pamje nga zonat e prekura, përfshirë rajonet e Dnipros dhe Lvivit, ku shihen dëme të shkaktuara nga goditjet raketore. Ai tha se dy fëmijë të tjerë u shpëtuan nga rrënojat pas sulmeve. Sipas presidentit ukrainas, sulmet përfshinë më shumë se 70 raketa, shumica prej të cilave ishin raketa balistike, si dhe rreth 280 dronë sulmues.

Ai pretendoi se forcat ukrainase arritën të rrëzonin më shumë se 260 prej tyre. Zelensky përsëriti thirrjen ndaj aleatëve ndërkombëtarë për përshpejtimin e ndihmës ushtarake, veçanërisht në sistemet e mbrojtjes ajrore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Vonesat në furnizimin me mjete mbrojtëse nënkuptojnë më shumë shkatërrime dhe më shumë viktima”, ka deklaruar ai, duke kërkuar mbështetje të vazhdueshme për mbrojtjen e qytetarëve ukrainas. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com