Ousmane Drame është futbollisti më i ri i Skënderbeut. Mesfushori 25-vjeçar vendosi që të largohej nga Paris 13 Atletico, për të nisur një aventurë të re në “Parisin e Vogël”, Korçë. Futbollisti nga Guinea shihet si një përforcim i rëndësishëm dhe trajneri Ahmataj do të ketë një “armë” shtesë në repartin e mesfushës.
Vlen të theksohet se me kombëtaren e Guinesë, Drame ka 3 ndeshje dhe një gol. Karrierën e tij e ka nisur pikërisht në vendlindje me Horoya AC, ndërsa para se të kalonte në Francë, ka mbajtur veshur edhe fanellën e ekipit tjetër nga Guinea, Hafia FC.
