Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, tha se beson që ekipi i tyre ka cilësinë për t’i bërë ballë Zvicrës në përballjen e madhe të muajit shtator, pavarësisht se kundërshtari konsiderohet favorit. “Zvicra është një skuadër që ka luajtur në Botëror dhe ka zhvilluar ndeshje fantastike. Ata janë favoritë, por ne do të japim maksimumin.
Kemi treguar edhe më parë se mund të rivalizojmë me skuadra të këtij niveli. Kjo ndeshje është një motivim i madh për ne. Do të përgatitemi seriozisht, edhe pse brenda 10 ditëve na presin disa takime të rëndësishme. Në fushën tonë kemi dëshmuar se mund të marrim rezultate pozitive ndaj çdo kundërshtari.
Besojmë se edhe kundër Zvicrës mund të bëjmë një paraqitje të madhe dhe t’i befasojmë ”, deklaroi Alioski për Open-TV.
