Serbia dhe Shqipëria drejt hapjes së konsullatave në Shkodër dhe

0%

Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e konsullatave të ndërsjella në Shkodër dhe Bujanoc, një hap që sipas zyrtarëve pritet të ndikojë në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, i cili deklaroi se dakordësia është arritur gjatë një takimi me homologun e tij shqiptar, Ferit Hoxha.

Gjuriq tha se hapja e këtyre përfaqësive konsullore do të shërbejë për lehtësimin e kontakteve dhe zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike, ekonomike dhe njerëzore mes qytetarëve të dy vendeve.

“Më gëzon fakti që zhvillova bisedime të mira me ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, me të cilin arritëm marrëveshje në parim për hapjen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc”, ka deklaruar Gjuriq. Ministri serb foli edhe për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se Beogradi vazhdon punën për zbatimin e reformave të kërkuara në kuadër të procesit të integrimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, marrëdhëniet ekonomike me vendet e BE-së dhe rajonin kanë rëndësi të veçantë për Serbinë, ndërsa anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një nga objektivat kryesore të politikës së saj të jashtme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com