Prokuroria Speciale pritet t’i fillojë sot gërmimet në zonën malore të fshatit Kalludër të Zubin Potokut, ku dy ditë më parë u gjetën mbetje mortore njerëzish. Sipas dyshimeve të deritanishme, te zona ku do të bëhen gërmimet dyshohet se mund të gjendet një varrezë masive me trupat e shumë civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës, raporton KosovaPress.
Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Dyshojmë se mbetjet mortore mund t’iu përkasin intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës Rasti më i madh është ai i humbjes pa gjurmë të një grupi prej 23 burrash, që njihet si Grupi i Intelektualëve, shumica prej të cilëve nga Mitrovica.
Ata u ndaluan më 19 prill nga forcat serbe në këtë zonë derisa po largoheshin në Malin e Zi, dhe më nuk u gjet gjurmë e tyre.
