Dikur ishte pjesë e Partizanit

0%

Gëzim Krasniqi është Drejtori i ri Teknik i klubit të Erzenit. Rimëkëmbjen në Kategorinë e Dytë, klubi shijakas ia ka besuar ish-qendërmbrojtësit, i cili ka një karrierë të gjatë mbi supe.

Kavajasi ka luajtur me ekipe si Besa, Partizani, Flamurtari, Rabotnicki, Kukësi, Egnatia, Erzeni, Bylis, Kastrioti, Vushtrria dhe Iliria, ndërsa lajmin për detyrën e re e ka bërë të ditur një faqe e afërt e klubit shijakas. Ndërkaq, Krasniqi e ka ripostuar në “Story”. “Gëzim Krasniqi do të jetë drejtori i ri teknik i klubit të futbollit Erzeni.

Drejtuesit e klubit të futbollit Erzeni kanë emëruar në rolin e drejtorit teknik për sezonin e ri sportiv ish kapitenin e shijakasve Gëzim Krasniqi. Pasi veshi fanelën e ekipit shijakas plot dëshirë dhe pasion disa sezone më parë duke fituar dhe duartrokitjet dhe zemrat e tifozërisë shijakase Krasniqi tashmë zhvendoset në një tjetër post, atë të drejtorit të klubit të futbollit Erzeni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tashmë një emër i njohur me një karrierë brilante mbi supe merr “çelësat” e ekipit të futbollit shijakas, ku këtë sezon sportiv pritet të ndërtohet një skuadër e fortë ku objektivi do të jetë ngjitja në kategorinë e parë Ditën e hënë drejtori i ri teknik bën prezantimin para skuadrës ku starton dhe faza stërvitore në ambientet e stadiumit ‘Tofik Jashari’ për sezonin e ri sportive”, shkruan një faqe mbështetëse e Erzenit.

Burimi: Bota Sot