Sulmuesi shqiptar, Stiven Shpendi, mund të ndryshojë sërish skuadër. Emri i tij së fundi ka dalë në planet e Padova-s në Itali, por Empoli, që ka pronësinë e lojtarit, nuk dëshiron të privohet lehtë nga 22-vjeçari. Drejtuesit e Empolit, sipas “Gazzetta dello Sport”, kanë vendosur çmimin 4.5 milionë euro për futbollistin shqiptar, ndaj dhe lëvizja nuk do të jetë aq e lehtë.
Të dyja skuadrat, si Empoli, ashtu edhe Padova, bëjnë pjesë në Serie B, kështu që për Shpendin nuk do të kishte ndonjë ndryshim kampionati. Sulmuesi ka si qëllim të luajë rregullisht për të rritur nivelin dhe për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare. Sezonin e fundit Empoli e huazoi Shpendin te Cesena, tani mbetet të shihet çfarë vendimi do të marrë, duke parë interesimin e Padova-s.
