Aksion i përbashkët në Prishtinë, kontrollohen 65 auto-parkingje –

0%

Një aksion i gjerë inspektimi është zhvilluar në rajonin e Prishtinës, ku janë kontrolluar dhjetëra auto-parkingje me qëllim verifikimin e respektimit të obligimeve ligjore dhe fiskale. Aksioni është realizuar nga njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Prokurorinë e Shtetit.

Gjatë operacionit janë inspektuar gjithsej 65 auto-parkingje, ndërsa kontrollet kanë nxjerrë në pah disa parregullsi dhe shkelje të dyshuara ligjore. Sipas Policisë së Kosovës, rastet e evidentuara do të trajtohen nga institucionet përkatëse në bazë të kompetencave ligjore.

Aksioni ka pasur për qëllim parandalimin dhe luftimin e shmangies nga tatimi, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në sektorë të tjerë me qëllim respektimin e ligjit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com