Tre zjarrfikës grekë vdesin derisa zjarret kërcënojnë pjesë të

0%

Tre zjarrfikës grekë kanë vdekur në luftë me flakët e zjarreve në Kretë dhe në Peloponez, ka raportuar të enjten () BBC . Në Kretë, erërat e forta shkaktuan flakë duke detyruar evakuimin e disa fshatrave, dhe dy zjarrfikës vdiqën pasi u bllokuan kur flakët mbërthyen rajonin Rethymno, në perëndim të ishullit.

Një tjetër zjarrfikës vdiq pasi u gjet pa ndjenja pranë qytetit portual, Gytheio në Peloponezin jugor. Ndërkohë, vala e katërt e të nxehtit të verës ka nisur në Spanjë e Francë, me zjarrfikësit që po përpiqen ta parandalojnë shpërthimin e vatrave të mëdha të zjarreve që sapo janë vënë nën kontroll.

Dëshmitarët kanë treguar sesi disa zjarre shpërthyen në Kretë dhe u përhapën me shpejtësi, me vatrën më të ashpër të zjarrit që shtrihet deri në 15 kilometra. Banorët dhe turistët janë evakuuar nga Krya Vrysi, fshati malor ku vdiqën dy zjarrfikësit. “Era është e pabesueshme – ndonjëherë nuk mund ta durosh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Flakët ishin të mëdha, ishte vërtet e frikshme”, ka treguar për Reutersin banorja Chrissa Gioukaki. Zjarre kanë shpërthyer edhe në vende të tjera të Greqisë, në ishujt Paros dhe Lesbos në Detin Egje, dhe në qytetin jugor Trifylia, në Greqinë kontinentale.

Ndërkaq në Turqinë jugore, autostrada kryesore që lidh Fethiyen dhe Antalian desh të mbyllej dhe një pjesë e një spitali u evakuua për shkak të një vatre zjarri në provincën Mugla. Në Spanjë, kryeministri Pedro Sánchez ka paralajmëruar se 12 orët e ardhshme do të jenë “vendimtare” për shuarjen e një vatre zjarri afër kryeqytetit Madrid.

“Gjërat po përparojnë në mënyrë të favorshme, me kujdes maksimal”, u ka deklaruar ai gazetarëve, për shkak të temperaturave më të larta, lagështisë më të ulët dhe rrezikut të erërave të forta. Më shumë se 43 mijë hektarë janë djegur tashmë në Burgohondo në provincën Ávila, 150 kilometra në perëndim të Madridit. Tani konsiderohet zjarri më i madh i regjistruar në historinë e Spanjës.

Në total këtë vit më shumë se 207 mijë toke janë djegur nga zjarret në Spanjë. Një nga anëtarët e ekipit që drejton operacionet e shuarjes së zjarreve, Francisco Bolanos, ka thënë se ndërsa zjarri nuk kishte “lëvizur asnjë centimetër gjatë natës”, ka shqetësime se mund të rindizet për shkak të temperaturave më të larta dhe fokusi është përqendruar në stabilizimin e një perimetri prej 180 kilometrash.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo