Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia shqiptare në fshatin Zgërbonjë të Beratit, pasi dyshohet se ishte përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve të zhvilluara në terren, autoritetet kanë gjetur 107 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis sativa, si dhe 20 kubikë me fidanë të dyshuar.
Policia ka bërë të ditur se, pas veprimeve hetimore të kryera, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit R. I., 38-vjeç, banues në Poliçan, i cili dyshohet si personi përgjegjës për kultivimin e bimëve.
Rasti është referuar në organet e drejtësisë për procedura të mëtejshme, ndërsa kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike do të vazhdojnë në të gjithë qarkun e Beratit. Autoritetet kanë deklaruar se operacionet synojnë parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të paligjshëm të lëndëve narkotike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
