Ancelotti pranon gabimin fatal me Brazilin: Aty e humbëm Kupën e Botës

0%

Carlo Ancelotti ka reflektuar mbi eliminimin e ekipit të tij nga Kupa e Botës, duke pranuar se një vendim i marrë gjatë pushimit për hidratim në ndeshjen ndaj Norvegjisë ishte pika vendimtare që ndryshoi rrjedhën e takimit.

Në një intervistë për ESPN , trajneri i Brazilit pranoi se gaboi në vlerësimin e kontrollit të lojës, gjë që e shtyu të bënte ndryshime taktike që, sipas tij, i paraprinë golit të Erling Haalandit. “Mendoj se e humbëm Kupën e Botës gjatë pushimit për hidratim ndaj Norvegjisë. Pse? Sepse deri në atë moment, skuadra ishte në kontroll të ndeshjes”.

“Është e vërtetë gjithashtu se Norvegjia pati shumë posedim në gjysmën e saj të fushës. Ata luajtën në të njëjtën mënyrë dhe ndaj Anglisë. E kontrolluan lojën dhe madje mund ta kishin fituar”. Ancelotti pranoi se perceptimi i tij në atë moment e shtyu të merrte vendime të panevojshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Aty mund të ketë qenë gabimi im, sepse mendova se skuadra e kishte humbur kontrollin e ndeshjes, kur në fakt nuk ishte kështu”. “Bëra disa ndryshime në formacion dhe më pas erdhi problemi me golin e Erling Haalandit”, përfundoi tekniku italian./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi