Sot Kuvendi i LDK-së vendos për fatin e Abdixhikut

0%

Nga: Rrezon Gashi Shpërndaje në: Sot 355 delegatët e LDK-së do të vendosin me votë nëse Lumir Abdixhiku do të mbetet kryetar i partisë apo do të shkarkohet. Kuvendi i jashtëzakonshëm i thirrur me nënshkrimet e më shumë se një të tretës së delegatëve të partisë do të nisë në orën .

Një ditë para Kuvendit të jashtëzakonshëm LDK-ja ka dënuar atë që e cilëson si presion ndaj delegatëve për t’u rreshtuar kundër kryetarit Lumir Abdixhiku. Në një reagim të publikuar të mërkurën, LDK-ja tha se çdo formë presioni ndaj delegatëve është e papranueshme.

“Pamjet e publikuara në opinion, në të cilat pretendohet ushtrim i presionit nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës mbi një delegat të LDK-së përmes kërcënimeve që lidhen me vendin e punës së një anëtari të familjes së tij, paraqesin një sjellje të papranueshme të këtyre zyrtarëve publikë e në kundërshtim të plotë me vlerat, parimet dhe Statutin e LDK-së e në kundërshtim me ligjin”, thuhet në reagim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Arbëri 29 jan 2026 Agolli thotë se u përjashtua nga Kuvendi i LDK-së, i kundërpërgjigjet Guri Të martën mbrëma, zyrtarë të LDK-së deklaruan në një emision në RTV Dukagjini se gjatë mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm me qëllim shkarkimin e Abdixhikut ishte ushtruar presion ndaj delegatëve.

Për këtë rast, LDK-ja njoftoi se do të nisë procedura disiplinore ndaj personave të përfshirë. “Do të iniciojnë menjëherë dhe pa asnjë vonesë procedurat statutare dhe disiplinore ndaj këtyre anëtarëve të LDK-së që rezultojnë të përfshirë në këtë rast, pa dallim funksioni apo pozite.

Njëkohësisht, ftojmë organet e drejtësisë, në veçanti Prokurorinë, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe për të vendosur përgjegjësi ligjore mbi elementet e veprave penale”, thuhet në reagim. Përplasjet brenda LDK-së nisën pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, në të cilat partia mori 16.7 për qind të votave.

Degët e LDK-së në Pejë, Lipjan dhe Dega e dytë në Prishtinë kërkuan dorëheqjen e Lumir Abdixhikut. Pas refuzimit të kësaj kërkese, në fillim të korrikut nisi mbledhja e nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm. Sipas Statutit të LDK-së, Kuvendi mund të thirret nëse kërkesa mbështetet nga të paktën një e treta e delegatëve.

Edhe Arbëri 19 jan 2026 Ministria e Mbrojtjes e Rugovës dhe tri opsionet e statusit… Nënshkrimet u dorëzuan në mes të korrikut, ndërsa Abdixhiku pezulloi negociatat për formimin e institucioneve deri në përfundimin e procesit të votëbesimit ndaj tij.

Nëse Abdixhiku e kalon votimin e së enjtes dhe mbetet kryetar i LDK-së, ai do të ketë rreth një javë kohë për t’iu rikthyer negociatave për formimin e institucioneve, pasi seanca konstituive e Kuvendit është caktuar për 6 gusht.

Burimi: Koha