60 mijë banorë lejohen të kthehen në shtëpi pas zjarreve masive në

0%

Rreth 60 mijë banorë të rajonit Gironde në jugperëndim të Francës janë autorizuar të kthehen në shtëpitë e tyre, pasi autoritetet kanë vlerësuar se zjarri masiv pyjor, në perëndim të Bordosë, është vënë nën kontroll.

Sipas autoriteteve lokale, zjarri vazhdon të jetë nën kontroll edhe pasditen e sotme, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po punojnë për shuarjen e tri vatrave të reja të zjarrit në zonat Sainte-Helene, Saint-Jean-d’Illac, pranë aeroportit të Bordosë dhe Lanton, raporton Sky News.

Leja për kthimin në shtëpi u është dhënë banorëve të disa komunave në periferi të Bordosë, përfshirë Eysines, Merignac dhe Le Haillan. Deri tani, sipërfaqja e prekur nga zjarri mbetet rreth 42 mijë hektarë dhe nuk ka ndryshuar gjatë 48 orëve të fundit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com