Një person është arrestuar të enjten në afërsi të objektit “Park Plaza” në Podujevë. Sipas informacioneve fillestare të Sinjalit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion policor.
Arsyet e arrestimit dhe rrethanat e rastit nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet që autoritetet kompetente të japin më shumë detaje pas përfundimit të procedurave të para hetimore. Rasti mbetet nën hetim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
