Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll po vazhdon përgatitjet për Kampionatin Evropian në Gjeorgji. 18-vjeçarët janë vendosur në Ferizaj, ndërsa po punojnë me zell nën urdhrat e Bujar Qerimit, kordinatorit të gjenerave të reja në Federatën e Hendbollit të Kosovës. Tashmë dihet edhe orari i ndeshjeve në “Men’s 18 EHF Championship II” që mbahet në Telavi të Gjeorgjisë.
Më 2 gusht nga ora , djemtë tanë luajnë me Bullgarinë. Më pas janë ndeshjet me Qipron, Belgjikën, Gjeorgjinë dhe Britaninë e Madhe. Më 9 gusht, në ditën e fundit të Evropianit, janë ndeshjet për plasman përfundimtar. Kjo gjeneratë tashmë ka përvojë nga disa ngjarje ndërkombëtare. Synohet Evropian i suksesshëm që do të tregonte rritjen e vazhdueshme në cilësi.