Djali i kirurgut të zhdukur pas gërmimeve në Zubin Potok: Pas 27

0%

Pas nisjes së gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut, ku dyshohet për një varrezë masive nga lufta e fundit në Kosovë, familjarët e personave të zhdukur kanë reaguar me shpresë për zbardhjen e fatit të të afërmve të tyre.

Erblin Ademi, djali i kirurgut Adem Ademi, njëri prej 23 intelektualëve të Mitrovicës që dyshohet se janë zhdukur më , ka thënë se pas 27 vitesh heshtje dhe pritjeje, e vërteta po afrohet. Ai ka deklaruar se lajmet e fundit kanë rikthyer dhimbjen e familjes, por njëkohësisht kanë sjellë edhe shpresën se më në fund mund të mësohet fati i babait të tij dhe personave të tjerë të zhdukur.

“Pas 27 vitesh po përballemi sërish me realitetin e hidhur se babai ynë, së bashku me 22 persona të tjerë, u vranë dhe u zhdukën gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar Ademi. Ai ka përkujtuar se babai i tij ishte kirurg i njohur dhe një mjek i përkushtuar, i cili gjatë luftës kishte ndihmuar në trajtimin e të plagosurve dhe personave në nevojë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, familja ndër vite ka jetuar me dhimbje, pritje dhe shumë pyetje pa përgjigje, ndërsa tash kërkon që procesi i identifikimit të mbetjeve mortore të zhvillohet me profesionalizëm dhe sipas procedurave ligjore. “Ky është vetëm fundi i një kapitulli. Pasiguria mund të marrë fund, por dhimbja mbetet përgjithmonë. Ajo që kërkojmë tani është drejtësi”, ka thënë ai.

Ademi ka kërkuar që të gjithë personat përgjegjës për këtë krim, përfshirë ata që urdhëruan, morën pjesë apo ndihmuan në fshehjen e tij, të përballen me drejtësinë. Ndërkohë, institucionet kanë bërë thirrje për kujdes në publikimet lidhur me gërmimet në Zubin Potok, deri në përfundimin e procedurave të mjekësisë ligjore dhe identifikimit zyrtar të mbetjeve të gjetura.

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për rastin. Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për masakrën e 23 civilëve shqiptarë në Kalludër të Zubin Potokut – zbulohet lokacioni i varrezës masive Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com