Shpërndaje në: Llapi ka transferuar mesfushorin nga Kroacia, Pjero Shkariq. Lajmin e ka bërë të ditur të mërkurën klubi llapjan. Shkariq ishte pjesë e skuadrës që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit kroat, Hrvace. 27-vjeçari ishte pjesë e Hrvaces nga viti 2019. Ai në Kroaci ka luajtur edhe për skuadra si Zmaj Blato dhe Adriatic Split.
“Shkariq vjen në Podujevë pas një sezoni shumë të suksesshëm me NK Hrvace, ku në 34 paraqitje realizoi dhjetë gola dhe kontribuoi me pesë asistime, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës. Shkariq pritet t’i japë një dimension të ri repartit ofensiv të Llapit dhe të jetë një armë e rëndësishme për objektivat e klubit në edicionet në vazhdim”, shkruan në njoftim.
