Shpërndaje në: Chelsea ka arritur marrëveshje me Jordan Hendersonin, i cili do t’i bashkohet klubit londinez si lojtar i lirë. Mesfushori anglez pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, e vlefshme deri në qershor të vitit 2028. Kështu ka raportuar të mërkurën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Henderson tashmë ka shkëputur kontratën me Brentfordin, ndërsa në ditët në vijim do t’i nënshtrohet testeve mjekësore. Chelsea së shpejti pritet ta zyrtarizojë ish-kapitenin e Liverpoolit si afrimin më të ri. “Largohem nga Brentfordi me shumë mirënjohje për mundësinë që më dha klubi dhe për mbështetjen dhe kujdesin e treguar ndaj meje dhe familjes sime që nga dita e parë.
Rikthimi në Premier League ishte shumë i rëndësishëm për mua dhe Brentford më dha atë shans. Do të jem gjithmonë mirënjohës për këtë”, ka thënë reprezentuesi i Anglisë për faqen zyrtare të Brentfordit.. Edhe Futboll 20 tet 2025 A mund të përfitojë Kosova nga ndryshimi i përzgjedhësit të Suedisë? 36-vjeçari pjesë e Brentfordit ishte nga viti i kaluar.
Henderson nga viti 2011 deri në vitin 2023 luajti për Liverpoolin. Në Premier League ka luajtur edhe për Sunderlandin dhe Coventryn.
