Protesta popullore e ditës së 60-të të qytetarëve shqiptarë kundër keqqeverisjes, kryeministrit Edi Rama dhe sistemit politik ka lënë edhe detajet pikante të saj sikurse çdo tubim i mëparshëm. Mbrëmjen e sotme, nga bulevardi pranë Kryeministrisë, qytetarët i lanë një tjetër mesazh të gdhendur Ramës: “Shqipëria nuk është në shitje!”.
Me këtë parullë gjigande mbi pllaka, ata i kujtuan kryeministrit se Atdheu nuk është pronë private që jepet me firma mbi letra e ligje. Nën thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Arrestoni Ramën”, “Diaspora zemra e Shqipërisë”, “Ndryshim sistemi”, ata vijuan marshimin e tyre të përnatshëm në rrugët e Tiranës.
