Rritet bilanci i viktimave në Greqi, tre zjarrfikës humbin jetën në

0%

Bilanci i viktimave nga zjarret e mëdha që kanë përfshirë Greqinë është rënduar, pasi numri i zjarrfikësve që kanë humbur jetën gjatë operacioneve të shpëtimit ka shkuar në tre. Sipas autoriteteve greke, viktima e fundit humbi jetën gjatë përpjekjeve për shuarjen e një zjarri në rajonin e Peloponezit, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar.

Më herët gjatë ditës, dy zjarrfikës të moshës 23 dhe 27 vjeç humbën jetën në ishullin e Kretës, pasi mbetën të bllokuar pranë fshatit Krya Vrysi gjatë operacionit për shuarjen e flakëve. Autoritetet kanë bërë të ditur se trupat e tyre u gjetën pranë automjetit të shërbimit, ndërsa ekipet emergjente vazhdojnë luftën me vatrat aktive të zjarrit në disa rajone të vendit.

Ndërkohë, Qendra e Koordinimit të Emergjencave e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar se Greqia mbetet mes vendeve me rrezikun më të lartë nga zjarret, për shkak të temperaturave ekstreme dhe erërave të forta që favorizojnë përhapjen e flakëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zjarret vazhdojnë të mbajnë në alarm autoritetet greke, ndërsa operacionet nga toka dhe ajri po zhvillohen pa ndërprerje për të vënë situatën nën kontroll. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com