Cristiano Ronaldo ka fituar rreth 625 milionë euro te Al-Nassr

0%

Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në aspektin financiar. Që prej transferimit të tij te Al-Nassr, ylli portugez ka përfituar rreth 625 milionë euro nga paga dhe bonuset, duke u bërë futbollisti më i paguar në historinë e futbollit.

Sipas shifrave të publikuara, pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga paga bazë, e cila për afro katër vite arrin në 595 milionë euro. Përveç kësaj, Ronaldo ka arkëtuar: 11 milionë euro bonuse për 129 golat e shënuar; 1 milion euro për 23 asistime; 8.5 milionë euro për fitimin e dy Këpucëve të Arta; 8.5 milionë euro bonus për triumfin në Saudi Pro League.

Në total, fitimet e tij në Arabinë Saudite kanë arritur në rreth 625 milionë euro, një shifër rekord që e vendos Ronaldon në krye të listës së futbollistëve me kontratën më fitimprurëse në historinë e sportit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot