Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka deklaruar se punimet në rrugën pranë Manastirit të Deçanit kanë të bëjnë vetëm me mirëmbajtjen e saj. Ai ka sqaruar se janë bërë mbushja e gropave, pastrimi dhe largimi i vegjetacionit përgjatë aksit rrugor.
Ramosaj ka thënë se aktiviteti është zhvilluar në përputhje me ligjet dhe marrëveshjet për Zonën e Veçantë të Mbrojtur, duke theksuar se Komuna e Deçanit vazhdon të respektojë trashëgiminë kulturore dhe bashkëpunimin. Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se aktiviteti dyditor në rrugën pranë Manastirit të Deçanit ka pasur vetëm qëllim mirëmbajtjen e saj.
Ai ka sqaruar se punimet kanë përfshirë mbushjen e gropave, heqjen e vegjetacionit dhe shkurreve, si dhe largimin e pluhurit të grumbulluar përgjatë rrugës. Ramosaj ka shtuar se aktivitete të tilla janë bërë edhe më herët nga Komuna e Deçanit, në dakordim me personelin e manastirit, konkretisht me At Savën.
