Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë të lënduar

0%

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht te “Qafa e Duhlës” segmenti në drejtim të Prishtinës. Në aksident janë përfshirë tre vetura dhe një kamion. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. “Hetuesit e njësitit të autostradës janë në vendin e ngjarjes.

Rruga është e lëshuar, njëri nga shiritët ka qenë vazhdimisht i lirë për qarkullim. Për natyrën e lëndimeve, hetuesit do të shkojnë pas pak edhe në spital për të marrë informacione” .

Burimi: Bota Sot