Në tavolinë mbi tre milionë euro për basketbollistin

0%

Gjiganti grek dëshiron të përfitojë nga situata e vështirë financiare e Asvelit. Basketbollisti i Asvelit, Silvan Fransisko, mund të largohet nga skuadra dhe të transferohet te Panathinaikosi. Fransisko iu bashkua Asvelit këtë verë, por tashmë është pranë largimit, pasi klubi po përballet me probleme financiare.

Investitori kryesor është tërhequr dhe lojtari nuk ka garanci se kontrata e tij do të paguhet plotësisht. Klubi nga Lioni fillimisht kishte planifikuar të operonte me një buxhet prej 59 milionë eurosh, por në fund ai mund të reduktohet në vetëm 24 milionë euro. Këtë situatë synon ta shfrytëzojë Panathinaikosi, i cili është në kërkim të një organizatori loje.

Sipas gazetarit grek Sotiris Vetakis, skuadra nga Athina i ka ofruar Fransiskos një kontratë me vlerë mbi 3 milionë euro. Sezonin e kaluar, në Euroligë me fanellën e Zhalgirisit, Fransisko regjistroi mesatarisht 16.7 pikë, 6.4 asistime dhe 2.8 kërcime për ndeshje, ndërsa u përzgjodh edhe në pesëshen më të mirë të garës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë kësaj vere, Panathinaikosi ka afruar edhe Branku Badio (Valencia), Isak Bonga (Partizani), Gerson Jabusele (Chicago) dhe Mustafa Fal (Olimpiakosi). Në karrierën e tij, Fransisko ka luajtur për Metropolitan, Paris, Roan, Manresa, Peristeri dhe Bajern.

Burimi: Bota Sot