​Dy të arrestuar për kultivim të bimëve narkotike në rajonin e Pejës

0%

Në dy raste të ndara, një në Pejë dhe një në komunën e Istogut janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit dy persona për kultivim të bimëve narkotike të dyshuar të llojit marihuanë. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë Shkodran Nikçi bëri të ditur se janë rreth 20 bimë narkotike të kultivuara ëe dy rastet.

“Lidhur me këto dy rastet do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti për Luftimin e Narkotikëve të Policisë së Kosovës në Pejë. Gjithashtu, prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do t’i ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale”, tha Nikçi.

Burimi: Bota Sot