​Aktori Macaulay Culkin propozon një film të ri “Home Alone”, thuhet

0%

Macaulay Culkin ka një ide të re për një film tjetër të serisë “Home Alone”, dhe thuhet se ka nisur bisedimet me kompaninë e mirënjohur Disney për t’u rikthyer në rolin e Kevin McCallister. TMZ konfirmoi lajmin se Culkin së fundmi zhvilloi një takim me drejtuesit e Disney në studiot e kompanisë në Burbank, ku prezantoi projektin e tij të ri për “Home Alone”.

Nuk janë bërë publike detajet e mbledhjes, e as rreth versionit që Culkin ka propozuar për Kevin McCallister në ditët e sotme. Megjithatë, sipas gazetarit të Puck, Matt Belloni, drejtuesit e Disney e pëlqyen shumë idenë e tij për personazhin që aktori e interpretoi për herë të parë në moshën 9-vjeçare.

Mendohet se mund të jetë një variant i idesë që Culkin përmendi gjatë një shfaqjeje për 35-vjetorin e filmit “Home Alone” vitin e kaluar. Në atë koncept, Kevin është një baba beqar, djali i të cilit ndihet i neglizhuar emocionalisht, e mbyll jashtë shtëpisë të atin dhe vendos kurthe për ta penguar të hyjë sërish brenda.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Siç dihet, Macaulay Culkin luajti në filmin e parë “Home Alone” dhe në vazhdimin e tij shumë të suksesshëm, të dy tashmë të konsideruar klasikë të Krishtlindjeve. Ai gjithashtu e interpretoi Kevinin në moshë të rritur në një reklamë të Google Assistant në vitin 2018. Nuk ka ndonjë lajm zyrtar nga palët e interesuara, por buja që po bëhet rreth idesë i emocionon fansat.

Burimi: Bota Sot