Dua Lipa prezanton edicionin e Festivalit të Letërsisë në Londër me

0%

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka zbuluar programin e Festivalit të Letërsisë në Londër, i cili do të mbahet nga 21 tetori deri më 1 nëntor në Qendrën Southbank, në kuadër të shënimit të 75-vjetorit të këtij institucioni kulturor.

Në cilësinë e kuratores së festivalit, përmes Klubit të saj të Librit Service95, Dua Lipa do të zhvillojë biseda me disa prej figurave më të njohura të letërsisë dhe artit, përfshirë shkrimtaren Zadie Smith, poetin dhe muzikantin Mustafa, si dhe artisten legjendare Patti Smith.

Duke folur për programin e përgatitur, Lipa u shpreh se synimi i saj ishte të krijonte një hapësirë që bashkon autorë, poetë dhe mendimtarë nga vende të ndryshme të botës, duke i dhënë publikut mundësinë të njohë si emra të konsoliduar, ashtu edhe talente të reja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë festivalit, ajo do të diskutojë me Zadie Smith për romanin e saj debutues “White Teeth”, me Mustafën për poezinë dhe librin e tij “Nour”, ndërsa me Patti Smith do të bisedojë rreth librit autobiografik “Bread of Angels”, duke trajtuar tema që lidhen me krijimtarinë, kujtesën dhe fuqinë shëruese të artit.

Programi përfshin gjithashtu një sërë aktivitetesh të kuruara nga Service95, ku do të marrin pjesë autorë dhe personalitete të njohura ndërkombëtare, mes tyre Nadia Murad, Kae Tempest, Hernan Diaz dhe Malorie Blackman.

Festivali synon të sjellë në Londër një program të pasur me diskutime, promovime librash dhe aktivitete letrare që bashkojnë zëra të njohur dhe krijues të rinj nga skena ndërkombëtare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com