Xhevahire Mustafa ishte vajza shqiptare që në vitet e 80-ta i bënte krenarë mijëra shqiptarë me paraqitjet e saj të jashtëzakonshme në basketboll. Me ekipin e Universitetit të Prishtinës, klubin më të suksesshëm shqiptar të basketbollit të asaj kohe, ajo mposhti shumë klube të mëdha të ish-Jugosllavisë.
Në palestën sportive “15 Maji” (sot “1 Tetori”) dhe në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, mbi 3.000 shikues mbushnin tribunat për të ndjekur ndeshjet. Xhevahire Mustafa shfaqte mjeshtëri të rrallë në parket, duke qenë pothuajse e pakapshme për kundërshtaret e saj.
