Rasti i vdekjes së punëtorit nga rrëzimi i vinçit, Inspektorati

0%

Inspektorati Qendror i Punës konsideron se është ende herët të nxirren përfundime lidhur me aksidentin në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, ku një punëtor humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar, më . Përmes një reagimi publik, ky inspektorat ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar me prioritet të lartë.

Sipas IQP-së, hetimet janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe institucionet e tjera kompetente, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimit të përgjegjësive. Në reagim, Inspektorati ka sqaruar edhe ndarjen e kompetencave ndërmjet institucioneve lidhur me mbikëqyrjen e sigurisë në kantieret e ndërtimit.

Sipas tij, mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit për sigurinë dhe shëndetin në punë ndaj punëmarrësve, kontraktorëve dhe nënkontraktorëve është përgjegjësi e Inspektoratit Qendror të Punës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkaq, për sigurinë e personave jashtë kantierit dhe parandalimin e dëmeve ndaj palëve të treta, përgjegjëse janë inspektoratet komunale të ndërtimit, siç parashihet në nenin 35 të Ligjit për Ndërtim.

Inspektorati ka theksuar gjithashtu se nuk ka kompetencë ligjore të vlerësojë nëse janë përmbushur kushtet për lëshimin e lejeve ndërtimore, pasi kjo përgjegjësi u takon autoriteteve të tjera kompetente.

“Është ende herët të nxirren konstatime përfundimtare, pasi natyra dhe rrethanat e rastit kërkojnë hetime dhe ekspertiza të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit, si dhe përgjegjësitë lidhur me zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë” – thuhet në reagim.

Institucioni ka bërë të ditur se, nëse nga hetimet rezulton se ka pasur shkelje të legjislacionit për sigurinë dhe shëndetin në punë, do të ndërmerren të gjitha masat ligjore brenda kompetencave të tij dhe do të vazhdojë bashkëpunimin me organet e drejtësisë.

Në reagim, Inspektorati ka ngritur edhe çështjen e koordinimit institucional, duke bërë të ditur se aktualisht komunat nuk e njoftojnë në mënyrë sistematike për lëshimin e lejeve ndërtimore apo për fillimin e punimeve në kantieret e reja.

Për këtë arsye, sipas Inspektoratit, planifikimi i kontrolleve mbështetet në monitorimin e terrenit, raportimet e qytetarëve dhe burimeve të tjera të informacionit, e jo në një mekanizëm të rregullt të shkëmbimit të të dhënave ndërmjet institucioneve.

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se do të iniciojë diskutime me institucionet përgjegjëse për krijimin e një mekanizmi të rregullt të njoftimit dhe koordinimit, me synim identifikimin më të hershëm të kantiereve të reja dhe fuqizimin e mbikëqyrjes parandaluese në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar për ndalimin e tre personave pas aksidentit në vendin e punës që ka ndodhur në Prishtinë më . Një punëtor ka humbur jetën e një tjetër është lënduar nga rrëzimi i vinçit.

Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, A.Sh. është ndaluar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale – shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, B.S. në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë ndërtuese dhe dhe E.E. në cilësinë e personit të kompanisë investuese të projektit.

Ky i fundit është ndaluar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale – asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës. “Si pasojë e këtij aksidenti, një person me inicialet E.Sh. ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore”- thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit bën të ditur se brenda afatit ligjor do të shqyrtojë kërkesën për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurisë ndaj personave të dyshuar, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale si dhe do t’i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më në “Rrugën A” në Prishtinë. Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka deklaruar se vlerësimi i respektimit të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes në punë është kompetencë e Inspektoratit Qendror të Punës, institucion në kuadër të nivelit qendror, duke shtuar se pret që hetimet të zbardhin plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë për rastin. Sipas Ramës, rrethanat e aksidentit po hetohen nga organet kompetente.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës dhe i ka uruar shërim të shpejtë të lënduarit. “Humbja e një jete në vendin e punës është një tragjedi që duhet të na rikujtojë të gjithëve se siguria në punë duhet të jetë prioritet i panegociueshëm dhe standard që respektohet në çdo vendpunishte”- ka shkruar Rama.

Abdusamed Shkodra nga Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës ka treguar se rreth orës kanë marrë informatën se në një punishte në Lagjen e Spitalit është rrëzuar një lift që ka qenë duke u rregulluar dhe menjëherë ekipet e Zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar dhe dy personat e përplasur nga lifti dhe ndonëse në kushte të këqija për t’i tërhequr zjarrfikësit kanë tërhequr dy të lënduarit dhe janë dërguar për hospitalizim.

Ndërsa, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka treguar se njëri prej të lënduarve nuk u ka mbijetuar lëndimeve dhe ka vdekur, ndërsa tjetri është i lënduar rëndë por gjendja e tij është stabile . Kurse, një qytetare, Myrvete Drevinja, ka rrëfyer atë që ka parë në momentin e rastit tragjik.

Ajo tregoi trishtimin e përjetuar për shkak se nuk kanë mundur t’u japin ndihmë të lënduarve pasi ata kishin rënë në një vend të paarritshëm për qytetarët. Në anën tjetër, subjekti ku u rrëzua vinçi ku humbi jetën punëtori dhe u lëndua një tjetër nuk ishte inspektuar më parë nga Inspektorati Qendror i Punës.

Këtë e ka konfirmuar vetë Inspektorati, duke sqaruar se subjekti nuk ishte inspektuar pasi “punimet ndodheshin në fazën fillestare të ndërtimit, përkatësisht në fazën e realizimit të themeleve”. Inspektorati bëri të ditur se inspektorët e punës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar veprimet inspektuese në koordinim me institucionet kompetente.

Gjatë vitit 2026, në Kosovë janë shënuar disa aksidente me fatalitet në vendet e punës. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës në Prizren më . Edhe më , një 43-vjeçar ka humbur jetën gjatë orarit të punës në një seperacion zhavorri në fshatin Gllaviçicë të Pejës.

Në një objekt ndërtimi në Vushtrri, në majin e këtij viti ka humbur jetën edhe një 31-vjeçar. Më , një person ishte lënduar në kokë në një shtëpi private në fshatin Bibaj të Ferizajt, pasi dyshohet se ishte goditur nga skelet. Kurse, më , një 29-vjeçar ka vdekur në Gjakovë pasi ka rënë nga një ndërtesë e lartë derisa ishte duke punuar.

Në lidhje me këtë rast një person është dërguar në mbajtje. Më , një punëtor rreth 48-vjeç ka vdekur pasi dyshohet se është lënduar në një kompani në zonën industriale në Shtime. Më , një punëtor 44-vjeçar nuk i ka mbijetuar lëndimeve të rënda që dyshohet se i mori më , pasi ra nga kati i parë i një ndërtese në Ferizaj.

Ndërkaq Inspektorati Qendror i Punës në bazë të vendimit të ministrit Andin Hoti, ka zhvilluar një aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në gjithë Kosovën. Kjo ka qenë dita e 12-të e inspektimit. Sa i përket kryeqytetit, në mars të këtij viti në një vendpunishte në rrugën “Don Shtjefën Kurti” ndodhi një rrëshqitje dheu dhe shembje.

Nga ky rast nuk pati persona të lënduar, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë inicioi hetime për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Burimi: Kallxo