Shpërndaje në: Neymar duket se ka konfirmuar tërheqjen nga ekipi përfaqësues, duke thënë se nuk dëshiron të luajë më për Brazilin.
Deklarata erdhi disa javë pasi ai la të kuptohet se karriera e tij ndërkombëtare ka mbaruar me eliminimin e Brazilit nga Botërori. 34-vjeçari, që është golashënuesi më i mirë i Brazilit në histori, ka folur pas fitores së Santosit ndaj Universidad Central të Venezuelës. “Mendoj se koha ime me ekipin nacional tashmë ka kaluar. Kam bërë histori dhe jam shumë i lumtur për këtë.
Kam dhënë çdo gjë dhe gjithnjë kam luftuar për fanellën e verdhë. Por mendoj se nuk e dua atë më”, ka thënë Neymar. Neymari luajti pak në Botëror për shkak të një lëndimi. Nuk është se la ndonjë gjurmë.
