Shpërndaje në: Milani ka firmosur me mbrojtësin Sankhoun Diawara të mërkurën. Ai është transferuar nga Troyesi, pasi shpërtheu në kategorinë e dytë franceze. 20-vjeçari ka firmosur për pesë vjet me klubin e madh italian. “Majtaku Diawara kombinon kualitetet teknike, forcën fizike dhe personalitetin”, ka thënë Milani në një komunikatë. “Këto atribute e bëjnë talent premtues.
Ai tashmë është dëshmuar në futbollin profesional në Francë dhe është i gatshëm të zhvillohet në klubin tonë”. Është transferimi i tretë i Milanit prej se drejtimin e skuadrës e mori Ruben Amorim.
