Stabilizohen disa nga zjarret masive në Spanjë dhe Francë, mijëra

0%

Pas ditësh të vështira me zjarre të mëdha që përfshinë zona të ndryshme të Spanjës dhe Francës, autoritetet kanë njoftuar se situata në disa rajone ka filluar të vihet nën kontroll. Në Spanjë, zjarret që prekën disa zona, përfshirë rajonin në perëndim të Madridit, janë “stabilizuar teknikisht”, sipas ministrit të Brendshëm spanjoll, Fernando Grande-Marlaska.

Ndërkohë, në Francën jugperëndimore, autoritetet kanë bërë të ditur se edhe zjarret në rajonin e Gironde janë stabilizuar pas operacioneve intensive të ekipeve zjarrfikëse. Zjarret e ditëve të fundit shkaktuan dëme të mëdha në sipërfaqe pyjore, shkatërruan mijëra hektarë tokë dhe detyruan dhjetëra mijëra persona të largohen përkohësisht nga banesat e tyre.

Në Spanjë, rreth 24 mijë nga afërsisht 63 mijë personat e evakuuar tashmë janë lejuar të kthehen në shtëpi. Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu se ka përfunduar evakuimi në provincën Ávila, pranë Madridit. Në Francë, për shkak të tymit dhe ndotjes së ajrit nga zjarret në Gironde, autoritetet kanë shpërndarë rreth 5 milionë maska në farmacitë e zonave të prekura.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Maskat do të ofrohen falas, me përparësi për personat më të rrezikuar. Megjithëse situata është përmirësuar në disa zona, ekipet e emergjencës mbeten në gatishmëri për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut që zjarret të riaktivizohen. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com