Fitoi 1,2 milionë euro në gjyqin me klubin turk

0%

Masanga Matondo është zyrtarizuar nga Ejupspor siç edhe pritej. Klubi i Superligës turke e prezantoi sot përmes rrjeteve sociale. Matondo u largua nga Hatajspor për arsye financiare. Më pas fitoi edhe gjyqin 1,2 milionë euro në FIFA, që është totali i të gjithë kontratës disa vjeçare që firmoste. Në fakt do të jetë e vështirë që ish-mesfushori i Partizanit të marrë shumën në fjalë.

Kjo pasi Hatajspor është drejt falimentimit dhe ka shumë gjyqe të humbura. Kujtojmë se Partizani përfitonte 600 mijë euro tre vite më parë. Të kuqtë ia dolën të shisnin kartonin e Matondos në Turqi.

Burimi: Bota Sot