Zjarret përfshijnë destinacionet turistike në Evropë, evakuohen

0%

Zjarret masive po vazhdojnë të godasin disa prej destinacioneve më të njohura turistike në Evropë, ndërsa autoritetet janë detyruar të evakuojnë banorë dhe pushues në disa zona. Në ishullin grek Paros, nëntë fshatra janë evakuuar si pasojë e një zjarri që po përhapet me shpejtësi.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë flakë të mëdha që kanë përfshirë zonat malore, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar një pjesë të ishullit,shkruan Daily Mail Sipas mediave greke, ekipet emergjente po luftojnë me zjarrin pa ndërprerje që nga pasditja e së martës, ndërsa banorët janë larguar drejt zonave më të sigurta, përfshirë plazhet, sipas udhëzimeve të autoriteteve, transmeton Sinajli.

Situata e rëndë me zjarret ka prekur edhe disa shtete të tjera evropiane. Në Francë, një nga zjarret më të mëdha të dekadave të fundit ka shpërthyer në perëndim të Bordosë, duke detyruar evakuimin e më shumë se 220 mijë personave dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Spanjë, pranë Madridit, mijëra persona janë larguar nga zonat e rrezikuara, ndërsa zjarret kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe toke. Në Itali, një zjarr në rajonin e Pulias ka shkaktuar evakuimin e qindra pushuesve nga plazhet e qytetit bregdetar Peschici. Në Portugali, një zjarr i madh ka përfshirë distriktin Braga në veri të vendit.

Në Turqi, një zjarr në zonën turistike të Muğlas ka shkaktuar evakuime, ndërsa në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar qindra zjarrfikës dhe mjete të specializuara. Zjarret po përkojnë me një valë të nxehti ekstrem në Evropë, ku temperaturat në disa zona kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, duke rritur rrezikun për përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com