Tragjedi në Shkodër: Zjarri në një banesë i merr jetën nënës dhe dy

0%

Një tragjedi e rëndë ka tronditur pasditen e së mërkurës fshatin Domen të njësisë administrative Postribë, në qarkun e Shkodrës, ku një zjarr që përfshiu një banesë rezultoi fatal për tre persona. Sipas informacioneve paraprake të Policisë së Shtetit, viktima janë një 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur, të moshës 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë, të cilët humbën jetën si pasojë e flakëve.

Ngjarja është regjistruar rreth orës . Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe menaxhimin e situatës.

Autoritetet bëjnë të ditur se grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike. Policia ka theksuar se hetimet janë ende në fazën fillestare dhe pritet që në vijim të publikohen informacione të tjera mbi shkaqet e zjarrit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com