Komuna e Gjilanit: Afati për paraqitjen e dëmeve nga reshjet dhe

0%

Komuna e Gjilanit ka njoftuar qytetarët se afati për paraqitjen e kërkesave për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe breshëri, të ndodhura nga 20 korriku e në vazhdim, përfundon më 7 gusht, në ora . Sipas njoftimit, pas këtij afati nuk do të pranohen kërkesa të reja për vlerësimin e dëmeve.

Komuna u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk e kanë dorëzuar kërkesën e tyre, ta bëjnë këtë brenda afatit të përcaktuar në Zyrën për Shërbime me Qytetarë.

Komuna e Gjilanit fton qytetarët të paraqesin kërkesat për vlerësimin e dëmeve nga shiu dhe breshëri Autoritetet komunale kanë apeluar që qytetarët të respektojnë afatin, në mënyrë që komisionet përkatëse të mund të procedojnë me vlerësimin e dëmeve sipas procedurave ligjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi