Zelensky: Kthimi i Krimesë nuk është aktualisht në agjendën e

0%

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se çlirimi i Krimesë së pushtuar nga Rusia nuk është aktualisht në diskutim në negociata, megjithëse gadishulli mbetet një pjesë integrale e Ukrainës. Këto komente presidenti ukrainas i bëri gjatë intervistës për Fox News, derisa prezantuesi pyeti nëse çështja e Krimesë është rikthyer në agjendë, transmeton Telegrafi. “Është për të ardhur keq – jo.

Apo jo ende. Do ta shohim, nuk e di. Toka është shumë e rëndësishme, është territori ynë, është historia jonë, ka të bëjë me shtëpitë tona. Por gjëja më e rëndësishme është të mos humbasim njerëz”, shtoi ai.

Witkoff dhe Kushner bien dakord të vizitojnë Kievin për herë të parë Zelensky tha se gjatë takimit të tij të fundit me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, të dy diskutuan licencat për prodhimin e raketave interceptuese Patriot dhe “disa ide të tjera që mund të ndihmojnë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Takimi midis udhëheqësve ukrainas dhe amerikanë u mbajt me dyer të mbyllura, pa përfaqësues të medias. Asnjëri president nuk bëri deklarata publike. Zelensky kaloi më shumë se një orë në Shtëpinë e Bardhë. Më parë, Zelensky tha se prioritetet e tij kryesore gjatë vizitës ishin aftësitë për të luftuar raketat balistike dhe bashkëpunimi strategjik midis Ukrainës dhe SHBA-së.

Burimi: Telegrafi