Akuzohet se përgatiti vrasje të rëndë, për herë të dytë dënohet me 5

0%

Avni Lajqi i akuzuar për veprën penale përgatitje e vrasjes së rëndë është dënuar me 5 vite burgim. Kujtojmë që Lajqi tashmë, është gjykuar në shkallë të parë, për herë të dytë, pasi më nga Gjykata e Prishtinës ai është dënuar me 5 vite dënim me burgim për përgatitje të veprës penale – vrasje e rëndë, dhe me 2 mijë e 500 euro për armë pa leje.

Kurse në rigjykim, Lajqi për veprën penale të armëmbajtes u liruar nga akuza. Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës thuhet se i akuzuari Avni Lajçi me qëllim të përftimit material të shumës prej 100,000 euro, duke vepruar gjithnjë sipas rekomandimit të të pandehurit Egzon Hasangjekaj, ka arritur marrëveshje me të akuzuarin Brahim Berisha, që në këmbim të shumës së parave prej 70,000 euro ta privojë nga jeta të dëmtuarin Musa Demaj ( rikualifikimi i aktakuzës ).

Pasi rasti, ishte kthyer në rigjykim, prokurorja, Habibe Salihu më kishte thënë se duke vlerësuar në mënyrë të detajuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, ka bërë rikualifikim e pikës së parë të diapozitivit të aktakuzës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Në këtë fazë të procedurës në cilësi te prokurorit të kësaj çështje, bëjë rikualifkimin e pikës së parë të dispozitivit, ashtu që tani e tutje përsëri mbetet se ‘me këtë, në bashkëveprim kanë kryer veprën penale përgatitja e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’ sipas nenit 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.6 lidhur me nenin 1.13 dhe nenin 27 par. 2 lidhur me nenin 1, ndërsa hiqet pjesa – Marrëveshje për të kryer vepër penale nga neni 35 paragrafi 1, dhe mbetet lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.” tha prokurorja Habibe Salihi.

Pas rikualifikimit të aktakuzës nga ana e Prokurorisë, i akuzuari Avni Lajçi tha se nuk ndihet fajtor për veprën e cila i vihet në barrë.

Dosja e Prokurorisë Sipas dosjes së Prokurorisë, të siguruar nga KALLXO.com, është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë se të akuzuarit Avni Lajçi dhe Brahim Berisha, duke vepruar sipas rekomandimit të të pandehurit Egzon Hasangjekaj (për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme që kishte ndodhur në Amerikë në vitin 2021 në mes të pandehurit Egzon Hasangjekaj dhe të dëmtuarit Musa Demaj (Loshi)), në shenjë të hakmarrjes kanë përgatitur vrasjen e të dëmtuarit Musa Demaj (Loshi).

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Avni Lajçi me qëllim të përftimit material të shumës në vlerë prej 100,000 euro, duke vepruar gjithnjë sipas rekomandimit të të pandehurit Egzon Hasangjekaj, ka arritur marrëveshje me të akuzuarin Brahim Berisha që në këmbim të shumës së parave prej 70,000 euro ta privojë nga jeta të dëmtuarin Musa Demaj.

Tutje, në aktakuzë thuhet se pasi i akuzuari Brahim Berisha ka pranuar të marrë pjesë në kryerje të kësaj vepre penale është udhëzuar nga Avni Lajçi për mënyrën se si ta privojë nga jeta të dëmtuarin, kohën, vendin edhe mënyrën e kryerjes së kësaj veprën penale.

Aty thuhet po ashtu se i akuzuari Avni Lajçi ka marrë përgjegjësinë se nëse i pandehuri Egzon Hasangjekaj nuk do ta bënte pagesën për kryerjen e kësaj vepre penale, pagesën do të bënte vetë Avni Lajçi. Gjithnjë sipas aktakuzës, është siguruar edhe arma për vrasjen e të dëmtuarit Musa Demaj, të cilën paraprakisht e kishte në posedim i akuzuari Brahim Berisha.

Arma e cila do të përdorej në ditën kritike është sekuestruar nga Policia e Kosovës, ndërsa në pamundësi të privimit nga jeta të të dëmtuarit Musa Demaj, i pandehuri Egzon Hasangjekaj ka kërkuar që ta privojë nga jeta vëllanë e Musa Demajt, Hekuranin, ose nëse gjenden të dytë, të vriten të dytë.

Andaj sipas Prokurorisë me këtë në bashkëveprim kanë kryer veprën penale përgatitje e veprës penale – vrasje e rëndë. Sipas dispozitivit II të aktakuzës thuhet se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë se i akuzuari Avni Lajçi më , në shtëpinë e tij, në Pejë, ka poseduar një fishek pa lejen e organit kompetent si dhe ka poseduar armë të ndryshme në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët.

Andaj sipas veprimeve të lartpërmendura, Lajçi nga Prokuroria Speciale po akuzohet se e ka kryer veprën penale – armëmbajtje pa leje. Më prokurorja kishte thënë se duke vlerësuar në mënyrë të detajuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit do ta bëjë rikualifikimin e pikës së parë të dispozitivit të aktakuzës.

Pas rikualifikimit të aktakuzës nga ana e Prokurorisë, i akuzuari Avni Lajçi ka thënë se nuk ndihet fajtor për veprën e cila i vihet në barrë.

Burimi: Kallxo