Prizreni nderon Komandant Tahir Sinanin në 25-vjetorin e rënies

0%

Komuna e Prizrenit ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të Komandant Tahir Sinanit, duke organizuar homazhe në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së tij për lirinë e Kosovës dhe çështjen kombëtare.

Sipas njoftimit të Komunës, në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, në emër të institucionit komunal homazhe bëri shefi i Kabinetit të Kryetarit, Nehat Elshani, i cili si bashkëluftëtar i Komandant Tahir Sinanit nderoi kujtimin e komandantit me të cilin kishte luftuar. Në homazhe morën pjesë edhe bashkëluftëtarë të Komandant Tahir Sinanit dhe anëtarë të familjes së tij.

Më pas, homazhe u bënë edhe pranë shtatores së Komandant Tahir Sinanit në Parkun e Qytetit, ku morën pjesë nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, zyrtarë institucionalë, familjarë të komandantit, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve dhe qytetarë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Komuna e Prizrenit theksoi se trashëgimia e Komandant Tahir Sinanit dhe e të gjithë dëshmorëve mbetet udhërrëfyes për brezat, ndërsa ruajtja e lirisë, forcimi i shtetit dhe nderimi i sakrificës së tyre mbeten përgjegjësi e përhershme.

Burimi: Telegrafi