Modelja e famshme Kendall Jenner raportohet se po bie gjithnjë e më shumë në dashuri me aktorin australian Jacob Elordi sipas burimeve të revistës Elle. Çifti kanë vazhduar të lulëzojnë në marrëdhënien e tyre larg vëmendjes së publikut, pas udhëtimeve të tyre në Japoni dhe Australi, ku dhe festuan ditëlindjen e 29 të aktorit.
Sipas Entertainment Tonight modelja beson se ai mund të jetë njeriu i duhur për të. “Kendall u ka thënë miqve të saj më të afërt se është e dashuruar me Jacob” thuhet sipas një burimi të afërt. “Ajo ndien se Jacob është gjithçka që ajo ka kërkuar dhe se muajt e fundit kanë qenë si të jenë nga një film. Ajo është më e lumtur se sa ka qenë prej shumë kohësh.
Ai nxjerr në pah një anë të saj që e befason edhe vetë Kendall.” “Me të, gjithçka ndihet ndryshe,” tha burimi, duke shtuar: “Ai është i vëmendshëm edhe në gjërat më të vogla. Gjithmonë ia mban çantën, i hap dyert dhe kujdeset që ajo të ndihet e përkujdesur.”
Burimi shtoi se motra e vogël e Kendall, Kylie Jenner, e mbështet veçanërisht lidhjen e saj me Jacob Elordin dhe shpreson që marrëdhënia e tyre të ketë një të ardhme. “Kylie është shumë e lumtur që e sheh motrën kështu dhe shpreson sinqerisht që kjo lidhje të zgjasë, ” tha burimi.
Thashethemet për një lidhje mes tyre nisën në prill, kur një burim i tha People se të dy “kanë kaluar kohë së bashku dhe janë njohur më mirë gjatë muajve të fundit.” Në fillim të këtij muaji, një tjetër burim foli për revistën duke treguar se marrëdhënia e tyre po ecën shumë mirë. “Nuk ka shumë kohë që janë bashkë, por duken sikur janë në një lidhje prej vitesh,” tha burimi.
“Energjitë e tyre përputhen.” Burimi shtoi se modelja është shumë e dhënë pas të dashurit, duke shtuar: “Kendall e pëlqen faktin që ai është i qetë dhe pa pretendime, dhe mendon se është shumë argëtues të kalosh kohë me të”.
