Prezanton ish-futbollistin e Skënderbeut dhe Vllaznisë

0%

Laçi ka njoftuar se ka gjetur një trajner për skuadrën U19. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin nigerian, një emër i njohur në futbollin shqiptar. Nurudeen Orelesi ka luajtur si futbollist me skuadrat si Skënderbeu, Vllaznia, dhe Apolonia. Së fundmi ai ka qenë teknik në ekipet zinxhir të Apolonisë.

Njoftimi i klubit Nurudeen Orelesi do të jetë zyrtarisht trajner i KF Laçi U19 37 vjeçari me eksperiencë si lojtar në ekipe si Skënderbeu, Vllaznia, Apolonia dhe së fundmi si trajner në ekipet zinxhir të Apolonisë, vjen për t’ju bashkuar akademisë bardhezi. Gjithashtu, njoftojmë se stërvitja për sezonin e ri të Abissnet Superiore U19 do të nisë të hënën, më 3 gusht

Burimi: Bota Sot