​Drejtori i Sportit në Klinë motivon Dukagjinin: Shpirti luftarak do

0%

Dukagjini do të zbresë sot në fushë për ndeshjen kthyese të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku do të përballet me Lugano në stadiumin “Kampi Nacional Hajvali”, me fillim nga ora . Skuadra nga Klina hyn në këtë sfidë pas humbjes minimale 1-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Zvicër.

Pavarësisht disfatës, Dukagjini zhvilloi një paraqitje dinjitoze, duke treguar disiplinë taktike, përkushtim dhe luftë deri në vërshëllimën e fundit, çka e mban plotësisht të hapur çështjen e kualifikimit.

Para këtij dueli, drejtori i Drejtorisë së Sportit në Komunën e Klinës, Lorenc Marku, në një prononcim për KosovaPress, u shpreh optimist se skuadra klinase mund ta përmbysë rezultatin dhe të sigurojë kalimin në fazën tjetër, duke theksuar se faktori vendas dhe shpirti luftarak i ekipit mund të bëjnë diferencën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Marku: Presim fitore të Dukagjinit ndaj Luganos “Pritjet i kemi të dal fitimtar realisht edhe mesazhi ynë është për klubin e Dukagjinit që të bëjnë maksimumin dhe shpresoj e uroj që të dalim triumfues duke llogaritur çfarë ekipi kemi kundërshtar por mbi të gjitha jemi në vendin tonë dhe jemi në plus në këtë aspekt dhe po mendoj që do të tregojmë sukses më mirë se sa në Lugano duke llogaritur nivelin e kualitetit sportiv që ka Lugano me Dukagjinin, por mbi të gjitha shpirti ynë luftarak është ai që deri në minutat e fundit do të na bëjë që të dalim triumfues”, tha Marku për KosovaPress.

Ai theksoi se përveç rëndësisë sportive, çdo sukses në garat evropiane sjell edhe përfitime financiare për klubin, duke ndihmuar zhvillimin e futbollit në Klinë.

Marku: Çdo fitore në Evropë sjellë edhe benefite financiare “Tani meqenëse kemi kaluar në arenën ndërkombëtare, çdo lojë, çdo aktivitet i fituar i sportit tonë është plus edhe në aspektin financiar në përkrahje të sportistëve dhe të futbollit që rrjedh prej një qytetit të vogël siç është Klina, por mbetet të shihet.

Burimi: Bota Sot