Vdiq DJ francez Kavinsky, autori i hitit “Nightcall”

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: DJ-i dhe muzikanti francez i muzikës elektronike Kavinsky ka vdekur në moshën 50-vjeçare, ka shkruar BBC . Ai vdiq në shtëpinë e tij në Paris. Emri i vërtetë i artistit ishte Vincent Belorgey. Ai u bë i njohur me këngën “Nightcall”, të publikuar në vitin 2010, e cila u bë pjesë e kolonës zanore të filmit të famshëm “Drive” me aktorin Ryan Gosling.

Kënga fitoi popullaritet të ri pas performancës në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike Paris 2024, duke u bërë kënga më e kërkuar përmes aplikacionit “Shazam” brenda një dite të vetme. Presidenti francez Emmanuel Macron ka shkruar për artistin. “Një burim krenarie franceze përgjithmonë”, ka shkruar Macron.

Edhe ministrja franceze e Kulturës, Catherine Pegard, ka reaguar për humbjen e tij. “Me ndarjen e papritur nga jeta të Kavinskyt, Franca humbi një nga zërat e saj më unikë. Nga filmi ‘Drive’ deri te Lojërat Olimpike të Parisit, e gjithë bota u prek nga ‘Nightcall’. Muzika e tij do të vazhdojë të kapërcejë brezat dhe kufijtë”, ka thënë ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas mediave franceze, autoritetet kanë nisur hetime për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Raportohet se Kavinsky ishte ankuar për dhimbje koke disa ditë më parë dhe dyshohet për një problem shëndetësor të papritur, ndërsa në vendngjarje nuk janë gjetur shenja të dyshimta.

Edhe Showbiz 3 o. më parë Dakota Johnson shndërrohet në Marilyn Monroe, dalin pamjet e para të filmit të ri Kavinsky nisi karrierën në fillim të viteve 2000 dhe u bë pjesë e valës së dytë të lëvizjes muzikore franceze “French Touch”, krahas artistëve si Daft Punk, Justice dhe SebastiAn.

Kënga “Nightcall” u prodhua me ndihmën e Guy-Manuel de Homem-Christo nga Daft Punk, u miksua nga SebastiAn dhe u këndua fillimisht nga këngëtarja braziliane Lovefoxxx. Në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike Paris 2024, Kavinsky e interpretoi hitin e tij së bashku me këngëtaren belge Angele dhe grupin francez Phoenix, në një performancë që u kujtua gjatë nga publiku.

Burimi: Koha