Sot mbushen 25 vjet nga rënia heroike e Tahir Sinanit, njërit prej komandantëve më të njohur shqiptarë, i cili mori pjesë në luftën e Kosovës, në konfliktin në Luginën e Preshevës dhe në luftën e vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut. Tahir Sinani lindi më në fshatin Gri të Tropojës. Pas përfundimit të shkollimit ushtarak në Shqipëri, shërbeu si oficer dhe instruktor ushtarak.
Me fillimin e luftës në Kosovë iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u angazhua në Zonën Operative të Pashtrikut dhe ishte pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ai luajti rol të rëndësishëm në organizimin dhe drejtimin e forcave gjatë Betejës së Pashtrikut, një prej operacioneve më të rëndësishme të luftës së Kosovës.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Sinani u emërua komandant në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), ndërsa më pas u përfshi edhe në luftimet në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Në vitin 2001 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në Maqedoninë e Veriut, ku komandoi Brigadën 116.
Tahir Sinani ra më , pranë Gostivarit, gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut. Sipas burimeve historike, ai humbi jetën së bashku me katër bashkëluftëtarë si pasojë e një shpërthimi në një depo municionesh. Në vitin 2002, eshtrat e tij u rivarrosën në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit.
Emri i heroit të kombit, Tahir Sinani lidhet me tri konfliktet kryesore ku u angazhuan forcat shqiptare në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000, ndaj ai kujtohet si “komandanti i tri luftërave”.
Në 25-vjetorin e rënies së tij, në Kosovë organizohen homazhe në zarrezat e Dëshmorëve në Landovicë, homazhe pranë shtatores së tij në Prizren, si dhe një akademi përkujtimore në Bibliotekën Universitare në Prishtinë.
