Tirana po zhvillon një merkato mjaft interesante, ndërsa vazhdon përgatitjet në Turqi për sezonin e ri në “Abissnet Superiore”. Por, klubi bardheblu ka filluar të hedhë sytë edhe nga akedmia. Së fundmi, ka zyrtarizuar Drejtorin e ri të Akademisë, i cili do të jetë Vangjel Miles.
Krah këtij të fundit ka prezantuar edhe Drejtorin Teknik, pozitë kjo që do të mbahet nga ish-kapiteni, Gentjan Muça. NJOFTIMI: Akademia e futbollit Tirana do të ketë Vangjel Milen në rolin e Drejtorit të Akademisë dhe Gentjan Muça Drejtor Teknik. Të rinjtë në akademinë tonë do të trajtohen gjithmonë me profesionalizëm në rrugëtimin e tyre drejt futbollit profesionist.
