Hadis Isa, “muri” i së ardhmes në futbollin gjerman!

0%

Një tjetër talent shqiptar po tërheq vëmendjen në futbollin gjerman. Bëhet fjalë për Hadis Isën, qendërmbrojtësin e lindur në vitin 2010, me prejardhje nga Ohri i Maqedonisë së Veriut. Aktualisht, ai është pjesë e skuadrës Preußen Frankfurt U17, që garon në Ligën e Dytë të Gjermanisë, ku po spikat me paraqitjet e tij në repartin defensiv.

Me përkushtim, disiplinë dhe besim të palëkundur, Hadisi synon të arrijë majat e futbollit gjerman dhe një ditë të veshë fanellën e një klubi në Bundesligën e Parë. Paralelisht, talenti i ri është i përgatitur dhe pret me optimizëm një ftesë nga Kombëtarja U17 e Maqedonisë së Veriut.

Familja e tij është me prejardhje nga Ohri, ndërsa jeton në Darmstadt të Gjermanisë, ku Hadisi po ndërton hap pas hapi rrugën drejt një karriere të madhe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E kur jemi te karriera, ai nga viti 2017-2021 ishte pjesë e KF Tirana, FC Next Level (GFK Ohrid), Voska Youth, në sezonet 2022-2024 te DJ SSG Darmstadt U12-U14, 2024-janar 2025 TSG Darmstadt U15, janar 2025-korrik 2025 VfB Ginsheim U15, 2025-2026 SVS Stephen Griensheim dhe nga sezoni 2026 te Victoria Preuben Frankfurt U17-2.German Division.

Burimi: Bota Sot