Munihu sërish mikpritës i finales së Ligës së Kampionëve?

0%

Vetëm një vit pasi Paris Saint-Germain fitoi për herë të parë Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Interin me rezultatin 5:0 në Allianz Arena në Mynih, finalja e kompeticionit më prestigjioz evropian për klube mund të rikthehet sërish në të njëjtin stadium. Sipas Goal.com, Allianz Arena është kandidati i vetëm zyrtar për të organizuar finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2028.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do ta shpallë vendimin zyrtar në shtator dhe, sipas të gjitha gjasave, Mynihu do të bëhet për herë të gjashtë organizator i finales. Tre finale janë zhvilluar në stadiumin e vjetër Olimpik, ndërsa Allianz Arena ka pritur finalen e vitit 2025 dhe finalen e famshme të vitit 2012, të njohur si “Finale dahoam”, kur Bayern Münich humbi ndaj Chelseat pas penalltive.

Kjo ngre pyetjen: pse Munihu do ta merrte sërish organizimin në një periudhë kaq të shkurtër? Përgjigjja qëndron në faktin se vetëm pak stadiume në Evropë i plotësojnë kriteret shumë të rrepta të UEFA-s. Për këtë arsye, organizimi i finaleve shpesh përsëritet në të njëjtat vende.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Finalja e vitit 2027 do të luhet në stadiumin Metropolitano të Madridit, i cili e kishte pritur edhe finalen e vitit 2019, ndërsa Wembley në Londër e ka organizuar finalen tri herë në 15 vitet e fundit dhe tani është në garë edhe për vitin 2029.

Barcelona dhe Londra në garë për vitin 2029 Kriteret bazë të UEFA-s për stadiumin mikpritës përfshijnë: fushë me bar natyral, përmasa të fushës 105 x 68 metra, kapacitet prej të paktën 70.000 spektatorësh. Lejohet një devijim deri në 10 për qind, që do të thotë se minimumi absolut është 63.000 vende. Aktualisht, vetëm 22 stadiume në Evropë i plotësojnë këto kritere.

Për shkak të luftës në Ukrainë, qytetet ruse dhe ukrainase si Shën Petersburgu, Moska dhe Kievi janë përjashtuar, kështu që në garë mbeten vetëm 19 stadiume. Stadiumi më i madh në Evropë, Camp Nou i Barcelonës, deri vonë nuk ishte kandidat për shkak të rinovimit të gjatë, vonesave në punime dhe pasigurisë së përgjithshme.

Megjithatë, rikonstruksioni po i afrohet fundit dhe Camp Nou, së bashku me Wembley, është bërë një nga dy kandidatët për finalen e vitit 2029. Vendimi për këtë pritet gjithashtu në shtator. Nga ana tjetër, Santiago Bernabéu, stadiumi i Real Madridit, i cili pas rinovimit është shndërruar në një nga më modernët në Evropë, nuk ka pritur një finale të Ligës së Kampionëve që nga viti 2010.

Arsyeja e mundshme është konflikti shumëvjeçar ndërmjet presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez, dhe UEFA-s lidhur me projektin e Superligës Evropiane. Në këtë situatë, stadiumi i rivalit të qytetit, Metropolitano, është konsideruar një alternativë më e pranueshme për UEFA-n. Kandidatë të rinj dhe stadiume që bien nga gara Nga gara kanë mbetur jashtë edhe disa stadiume të njohura.

San Siro në Milano konsiderohet i vjetruar dhe pritet të zëvendësohet nga një stadium i ri. Stadiumet olimpike të vjetra në Romë, Athinë dhe Stamboll, ndonëse kanë organizuar finale në të kaluarën, sot nuk konsiderohen më të përshtatshme për shkak të pistave të atletikës dhe mungesës së infrastrukturës moderne.

Përveç stadiumit, UEFA merr parasysh edhe kritere të tjera, megjithëse të papërcaktuara qartë, si: infrastruktura e qytetit, afërsia me aeroportin, kapacitetet hoteliere, numri i lozhave VIP.

Pikërisht për shkak të këtyre kërkesave shtesë, stadiume si: Old Trafford (Manchester), Millennium Stadium (Cardiff), Velodrome (Marseille), Stadiumi Kombëtar (Baku), La Cartuja (Sevilje), Signal Iduna Park (Dortmund), nuk konsiderohen kandidatë idealë.

Megjithatë, rmediumit gjermane Sport Bild shkruan se Dortmundi planifikon të paraqesë kandidaturën për organizimin e finales duke filluar nga viti 2029. Kur mblidhen të gjitha kushtet, lista e stadiumeve që i përmbushin plotësisht kërkesat e UEFA-s është mjaft e shkurtër.

Përveç Allianz Arena, Wembley, Metropolitano dhe Puskás Arena në Budapest (mikpritëse e finales së vitit 2026), në rrethin më të ngushtë bëjnë pjesë edhe Stade de France në Paris (mikpritës në vitin 2022) dhe Estádio da Luz në Lisbonë (2020). Edhe Stadiumi Olimpik i Berlinit (2015) mbetet një alternativë, por pista e atletikës ia zvogëlon ndjeshëm shanset për të fituar organizimin.

Burimi: Bota Sot