Trajneri i kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka bërë të ditur planet për rinovimin e skuadrës në prag të Kupës së Botës 2030. Tekniku italian 67-vjeçar ka zhvilluar një takim strategjik me drejtuesit e Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), ku ka prezantuar vizionin e tij për kombinimin e talenteve të reja me futbollistët me përvojë që ende mund të japin kontribut për kombëtaren.
“Do të fillojmë të ndërtojmë një ekip të ri, duke i kushtuar vëmendje lojtarëve të rinj, por në të njëjtën kohë nuk do të heqim dorë nga futbollistët që luajtën në Kupën e Botës dhe që ende mund t’i japin shumë kombëtares”, ka deklaruar Ancelotti.
Gjatë takimit me drejtuesit e federatës janë diskutuar edhe detajet për ndeshjet miqësore ndërkombëtare të planifikuara për muajt shtator dhe nëntor, përgatitjet për ciklin kualifikues të Botërorit 2030, i cili nis në vitin 2027, si dhe pjesëmarrja në Kupën e Amerikës 2028 në Shtetet e Bashkuara.
Në takim është analizuar edhe paraqitja e Brazilit në Kupën e Botës 2026, ku “Seleçao” u eliminua në fazën e 1/16-ës pas humbjes ndaj Norvegjisë. Ancelotti vazhdon të ketë kontratë me Brazilin deri në vitin 2030 dhe synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për turneun e ardhshëm botëror.
