Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur, të mërkurën, se po vazhdojnë punimet në dy projekte rrugore në kryeqytet. Ai njoftoi se në rrugën “A” është duke u shtruar shtresa e dytë e asfaltit. Ky është njëri ndër projektet më të mëdha infrastrukturore të kryeqytetit, i cili ka nisur qe disa vite.
Po ashtu, Rama bëri të ditur se punimet po vazhdojnë edhe në rrugën lidhëse me rrugën “2 Prilli”, në lagjen Besia.
Burimi:
Bota Sot
