12 vdekje në vendin e punës sivjet

0%

Shpërndaje në: 12 persona kanë humbur jetën në vendin e punës brenda shtatë muajve të këtij viti, përfshirë edhe rastin e djeshëm në Prishtinë. Shifrën për vdekjet në vendin e punës, e ka konfirmuar për KOHËN Inspektorati Qendror i Punës. Të martën një 26-vjeçar humbi jetën si pasojë e rrëzimit të vinçit në një vendpunishte në Prishtinë. Një tjetër mbeti i lënduar.

Për këtë rast, Inspektorati Qendror i Punës bëri të ditur se vinçi që u rrëzua ishte duke u montuar në momentin kur ndodhi aksidenti. E si pasojë e rrëzimit të vinçit, para pak më shumë se një muaji edhe një person tjetër ka humbur jetën në Prizren. Deri në muajin maj, shifra e të vdekurve në vendin e punës ishte 10 dhe kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë.

Edhe Arbëri 29 pri 2026 10 të vdekur në vende pune sivjet Kjo shifër u konsiderua alarmante dhe u pasua me një aksion të gjerë të inspektimeve të realizuara nga Inspektorati Qendror i Punës e të ndërmarrë nga Ministria e Punës që udhëhiqet nga ministri në detyrë, Andin Hoti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një javë më parë inspektorët realizuan inspektime me ç’rast u ndaluan punimet në 16 vendpunishte në Pejë, Prishtinë, Ferizaj, Lipjan e Fushë-Kosovë. Aksione të tilla po realizohen që nga muaji prill i këtij viti.

Ndalimi i punimeve nëpër vendpunishte në të shumtën e rasteve vjen pas konstatimit të shkeljeve të rënda të dispozitave ligjore të cilat paraqisnin rrezik për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Burimi: Koha